Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Creative Business Cup”, sipërmarrësit e rinj konkurrojnë me ide

Nga A2 CNN
14 Prill 2019, 14:56 | Aktualitet
“Creative Business Cup”, sipërmarrësit e rinj

25 ide biznesi nga të rinj konkurruan në edicionin e sivjetshëm të “Creative Business Cup”, një kompeticion i mbështetur nga qeveria Daneze që zhvillohet në 27 vende të botës.

Idetë vinin në formën e startup-eve ambicioze në fushën e teknologjisë, përmes aplikacioneve për celularë, platformave për tregti online, e deri tek produkte të dedikuara për fusha si bujqësia, turizmi, kultura, argëtimi, etj.

Prezantimet e ekipeve u vlerësuan nga një juri profesionistësh të fushës. Ndër ta, edhe Stephen Kelly, një investitor privat, gjithmonë në kërkim të ideve të reja për të financuar dhe mbështetur me anë të rrjetit të tij. Në këtë industri, sipërmarrësit si Stephen quhen “engjëj”.

“Sot dëgjova 25 prezantime, një pjesë e të cilave ishin shumë interesante. Disa janë thjesht në fazën e idesë, por të tjera janë tashmë biznese dhe gjenerojnë të ardhura. Me përmirësimet që i bënë ideve të tyre në muajt e fundit dhe me entuziazmin e prezantuar sot ka një të ardhme të mirë përpara. Sigurisht do të jetë sfiduese, por disa prej ideve sot janë po aq të vlefshme sa ide që kam parë në vende të tjera”
Sipas Sokol Vladit, përfaqësuesit të Microsoft në Shqipëri, aplikimi i teknologjive të reja në Shqipëri është ende anemik në sipërmarrjet vendase të të gjithë sektorëve. Për këtë arsye, Vladi vlerëson risitë e prezantuara në këtë kompeticion”, shprehet Stephen Kelly, një investitor privat.

Eventi u organizua nga Universiteti Marin Barleti dhe Oficina. Fitues i këtij edicioni është projekti Trinitty Wizz, i cili do të konkurrojë me platformën për marketing dixhital në finalen e kësaj Kupe në Kopenhagen, për mundësinë e të fituarit çmimin prej 5 mijë eurosh, por edhe për të prezantuar idenë tek investitorët globalë. Dy çmimet e tjera u fituan nga Days Off dhe Osiris.al.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani