Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Çrregullimet mendore te fëmijët, pandemia po rrit rastet, mjekët këshillojnë prindërit

Nga A2 CNN
25 Prill 2022, 14:41 | Sociale
Çrregullimet mendore te fëmijët, pandemia po rrit rastet,

Pandemia e koronavirusit po jep efekte negative edhe në shëndetin mendor të fëmijëve. Pas dy viteve të vështirë nga izolimi dhe stresi I Covid-19,mjekët po përballen më rritje të çrregullimeve mendore tek moshat pediatrike. Krahas autizimit të shtuar, psikiatrit po konstatojnë depresion, probleme me komunikimin, me të nxënin dhe gjuhën.

Pskiatrja Florida Dobi, njëherësh drejtuese e Qendrës Kombëtare terapeutike për fëmijët  këshillon prindërit për të qenë të kujdesshëm ndaj shenjave të fëmijëve. 

Ndërsa pas pandemisë fëmijët duhet t’i rikthehen aktiviteteve dhe jetës sociale. Në qendrën  e re terapeutike dhe rehabilituese diagnoztikohen dhe trajtohen fëmijë nga i gjithë vendi më problemet e shëndetit mendor.

Krahas shërbimeve ditore në këtë qendër ofrohet dhe shërbim spitalor për rastet që kërkojnë terapi intensive.

Ende nuk ka të dhëna të sakta sa i përket rritjes se sëmundjeve të shëndetit mendor veçanërisht pas pandemisë.

Por si në të gjithë botën 1 në50  fëmijë ka çrregullime të spektrit autik, 1 në 3 fëmijë ka probleme më komunikimin dhe gjuhën, ndërsa 1 në 10 fëmijë vuan nga çrregullime të depresionit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë