Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Çuçi: Deri tani, 20 miliardë lekë në dispozicion të rindërtimit

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 14:23 | Politikë
Çuçi: Deri tani, 20 miliardë lekë në dispozicion

Drejtuesi qendror i operacionit për menaxhimin e fatkeqësisë natyrore, ministri Bledi Çuçi, deklaroi se dy javë pas tërmetit të 26 nëntorit qeveria ende nuk e ka një faturë të plotë të dëmeve, por përllogaritet që vetëm ai në shkolla të shkojë në rreth 3 miliardë lekë.

Sa i përket fazës së rindërtimit, Çuçi tha se deri më sot janë në dispozicion 20 miliardë lekë, nga të cilat 13 prej buxhetit të shtetit dhe 7 miliardë lekë nga donacionet.

“Në lidhje me shkollat, kemi vlerësim paraprak të dëmit rreth 3 miliardë lekë. Nxënësit që frekuentonin shkollat që janë dëmtuar rëndë, janë sistemuar në shkolla të tjera dhe mësimi ka rifilluar rregullisht. Nuk kemi faturë përfundimtare të dëmeve. Programi i rimëkëmbjes kërkon burime të mëdha financiare. Deri më sot janë në dispozicion 20 miliardë lekë”, tha Çuçi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani