“Curvid19”, romani i frymëzuar nga viti pandemik

Niku dhe Marsi janë në një resort alpin në Itali, ndërsa bota po shfaq shenjat e para të alarmit për mundësinë e një pandemie, që ndodh një herë në 100 vjet dhe, si për dreq, duhej të shpërthente gjatë jetës së tij. Këta janë dy nga personazhet e librit të sapo botuar nga Pandi Laço me titullin Curvid19.