Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Dashamir Shehi: Presim masivitet nga protesta, qëndrojmë me orë të zgjatura

Nga A2 CNN
16 Mars 2019, 10:51 | Politikë
Dashamir Shehi: Presim masivitet nga protesta, qëndrojmë me orë

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, tha se qëllimi i vetëm i protestës së sotme të opozitës është që të mbledhë sa më shumë njerëz në shesh, për të qëndruar aty sa më shumë.

“Sot do të qëndrojmë në shesh me orë të zgjatura dhe do të shohim se si do të reagohet”, tha Shehi për A2 CNN. “Nuk pyesim shumë për lejen e policisë, kjo është një protestë paqësore. Prej kësaj proteste presim masivitet, njerëz që reagojnë ndaj kësaj qeverie që ka thyer çfarëdolloj rekordi”.

Shehi kishte edhe një mesazh për Kryeministrin, i cili ndodhet në Berat. “Rama të bëjë çfarë të ketë qejf, ne nuk na interesojnë punët e tij, na intereson që njerëzit t’i përgjigjen reagimit opozitar. Ne dalim në shesh se nuk pyesim më për zotin Rama”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani