Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dasho: Hetim i përciptë dhe i papërgjegjshëm nga Komiteti i Ekspertëve për 2 vdekjet pas vaksinës

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 13:53 | Aktualitet
Dasho: Hetim i përciptë dhe i papërgjegjshëm nga Komiteti i

Një hetim të përciptë të Komitetit të Ekspertëve e quan mjeku Erion Dasho, hetimin në lidhje me 2 rastet e vdekjeve të shkaktuara pas marrjes së vaksinës kineze në vendin tonë. I ftuar në Ditari në A2 CNN, ai tha se Komiteti i Ekspertëve e ka humbur besueshmërinë. Sipas Dashos ka mungesë certifikimi nga organizata të besueshme si EMA dhe FDA për vaksinën kineze.

“Të orientohemi drejt vaksinave që janë të certifikuar nga EMA e FDA dhe organizata të tjera të besueshme për qytetarët shqiptarë. Për coronavac kemi mungesë certifikimi nga këto organizata të besueshme kemi rast konkret, hetim të përciptë për të verifikuar lidhjen shkak-pasojë dhe një komitet që nuk ka asnjë besueshmëri për shqiptarët që jep një vendim të tillë. Nuk mund t’i besojmë këtij hetimi të kryer nga komitet i paaftë”.

Dasho thekson se Shqipëria nuk ka kapacitet shkencore për të hetuar dhe e konsideron papërgjegjshëmri totale të Komitetit të Ekspertëve, daljen e menjëhershme në përfundim të hetimit. Sipas tij Shqipëria duhe ttë kishte ndjekur shembullin e EMA-s, e cila pezulloi procesin e vaksinimit sapo u ngritën dyshimet e para për Astrazeneca-n, për të mbrojtur qytetarët e tjerë.

“Është bërë publik një person me hipertension të kontrolluar që humbet jetën pas vaksinimit. Nuk ka nevojë për t’u mediatizuar por ka nevojë për një hetim, por për të mbrojtur qytetarët e tjerë nga situata të ngjashme nëse verifikohet lidhja mes vaksinës dhe humbjes së jetës. Shembullin e dha EMA kur u ngritën dyshimet për AstraZeneca, pezulloi për ditë të tëra vaksinimin, hetuan deri në fund dhe u deshën disa ditë për të analizuar rastet. Shqipëria e ka treguar veten të paaftë, por të paktën të kishin pasur konsensusin të hetonin 2-3 ditë të bënin sikur hetonin. Është papërgjegjshmëri totale të dalësh pas disa orësh në përfundim”.

Fakti që Shqipëria ndryshoi qëndrim për vaksinën ruse e kineze, që merren përmes një ndërmjetësi dhe deklarata e pabesueshme në media, për mjekun Dasho janë këmbanë alarmi dhe është detyrim për qeverinë që të pezullojë për disa ditë vaksinimin me vaksinën kineze.

“Po aplikojmë një vaksinë që ishte kundërshtuar më parë, ishte thënë që do kishim vaksinë të certifikuar nga EMA e FDA dhe papritur bëjmë kthesë, i marrim përmes një ndërmjetësi sipas fjalëve që dëgjoj në media të pabesueshme. Të gjitha këto arsye janë flamuj alarmi. Duke parë të gjitha këto këmbana alarmi dhe duke parë që ka patur vdekje të papritura, është e detyrueshme që një qeveri të ndërpresë procesin e vaksinimit”

Dasho e konsideron një vendim politik marrjen e vaksinave nga kryeministri në funksion të fushatës elektorale, pasi sipas tij këto aprovohen nga teknicienë, dhe në Shqipëri thotë ai, i kemi kapacitetet.

“Ne nuk e dimë me ç’argument teknik kanë hyrë vaksinat. Kemi 4 studime kundërthënëse ndaj vaksinës kineze, në Brazil efektiviteti është 50%, Indonezi 65 %, në Turqi 80-90% . Argumentet i jepen specialistit, jo kryeministrit. Një shtet serioz merr ekspertët e vaksinimit imonologë dhe i vendos të ballafaqohen me partnerët në Turqi nuk shkon kryeministri të dalë para ekspertëve që i mbushin mendjen kjo nuk ndodh në asnjë vendim. E justifikon emergjenca, por çdo vendim kalon nga grupet e ekspertëve dhe jo nga politika. Për të marrë vendimin çdo gjë kalon nga komiteti teknik. Ne i kemi kapacitetet. Nuk kam asgjë kundër vaksinave, jam mbështetës i programit të vaksinimit, por jam kundër vaksinave që hyjnë në mënyrë të pasigurt dhe rrezikojnë jetën e  qytetarëve dhe mënyrës si po veprohet për ta përdorur politikisht dhe anashkalohen teknicienët. Të gjitha këto flasin se ky nxitim ka një justifikim dhe marrjen e flamurit për të zbatuar në fushatë”.

Ai akuzoi komitetin e Ekspertëve se nuk dëgjon asnjë zë kritik, pasi do të japë imazhin e një vendi të suksesshëm, kur është e  kundërta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë