Data e zgjedhjeve, opsionet e Presidentit dhe nevoja për konsensus

Presidenti kërkon dakordësi politike, përmes vullnetit të së cilës mund të ndryshohet Kodi Zgjedhor. Një dispozitë tranzitore do të mundësonte shtyrjen e periudhës aktuale zgjedhore, apo edhe injorimin e saj. Kështu do të mund të kishim zgjedhje edhe në korrik, me mundësinë e fundit të dielën e datës 28. Kjo do të mundësonte shtyrjen e datës së zgjedhjeve pa shkelur Kushtetutën, gjithnjë nëse aktorët me vullnet politik nuk vendosin ta injorojnë edhe atë.

Shkarkoni aplikacionin e A2