Daton 2 mijë vjet më parë, zbulohet në Amantia varri antik monumental

Arkeologët shqiptarë vijojnë të zbulojnë objekte mjaft të rëndësishme të ish-qytetërimit antik të Amantias në Vlorë. Zbulimi më i fundit është ai i një varri antik monumental, i cili daton mbi 2 mijë vjet më parë dhe që mendohet se i përket një njeriu mjaft të rëndësishëm për kohën.