De Biasi rikthehet në “shtëpi”: Jepini besim Reja-s, do të kthehesha në Shqipëri

Gianni De Biasi nuk i fsheh emocionet e kthimit në Shqipëri, tashmë që është trajner i Azerbajxhanit. Heroi i Kombëtares në arritjen historike të pjesëmarrjes në Europianin e vitit 2016, kërkoi më tepër mbështetje dhe besim te trajneri Edi Reja në procesin e rinovimit të skuadrës, ndërsa flet edhe për mundësinë që të jetë sërish në krye të stolit kuqezi.