Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

De Niro për CNN: Trump, një ëndërr e keqe

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2018, 17:16 | Showbiz

Një tjetër episod në përleshjen De Niro-Trump. Aktori hollivudian Robert De Niro, iu rikthye sulmeve kundër kreut të shtëpisë së bardhë pas batutës së nëntorit të kaluar, kur tha se nuk do ta donte kurrë presidentin në ndonjë tavolinë të restoranteve të tij.

Në një intervistë për Hala Goranin e CNN ai u shpreh: ‘Ai është një njujorkez të cilin nuk do të doja ta takoja kurrë, ndërsa tani është president.

Arsyeja pse nuk dua ta takoj është sepse është ai që të gjithë e njohim tashmë, thjesht i turpshëm. Por ne do ta kapërcejmë edhe këtë. Do të bëhet si një nga ato makthet që i kthen shpesh në mendje”.

De Niro gjatë intervistës me Hala Gorani

Aktori shtoi se jetonte për të parë se kur do të përfundonte kjo “ëndërr e keqe”.

De Niro interpreton në Saturday Night Live, prokurorin e posaçëm Rober Muller, i cili po drejton hetimet kundër ndërhyrjes së mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-tës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë