Debat në komision, Xhafaj: Paaftësinë tonë ia faturojmë ligjit

Kompetencat shtesë për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, që i lejojnë atij të pezullojë prokurorë dhe gjyqtarë, shkaktuan debat mes vetë deputetëve të shumicës socialiste në Komisionin e Ligjeve. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, shpjegoi në emër të Qeverisë se kjo ndërhyrje vjen për shkak të disa problemeve që janë vënë re me ligjet e Reformës në Drejtësi.