Debat në kuvend mes opozitës dhe mazhorancës për naftëtarët e Ballshit

Protesta e naftëtarëve të Ballshit u bë pjesë e diskutimeve edhe në Parlament. Opozitarja Rudina Hajdari fajësoi qeverinë dhe deputetet për heshtjen ndaj këtij problemi. Ndërsa Taulant Balla i socialistëve drejtoi gishtin nga privatizimi i gabuar, sipas tij, i kompanisë gjatë qeverisë Berisha. Edhe ministrja e Financave dha një reagim nga foltorja e Parlamentit, por jo lidhur me problematiken konkrete të naftëtarëve.