Debate në Kosovë pas deklaratës së qeverisë për mospranimin e vaksinave ruse e kineze nga Shqipëria

Ka ngjallur debate në Kosovë deklarata e kryeministrit Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë në Kosovë sa i takon marrjes së vaksinave ruse dhe kineze nga Shqipëria. Gazetari Tomor Avdia i ftuar në Ditari në A2 tha se kjo është një çështje kritike, për shkak se numri i vaksinave të ardhura përmes mekanizmit të OBSH-së Covax, është i pamjaftueshëm për popullsinë e Kosovës. Në arsyetimin e qeverisë Kurti vaksinat ruse e kineze të dhuruara nga Shqipëria janë të ndaluara nga ligji në Kosovë.