Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Debate në Kuvendin e Kosovës. Reciprociteti me Serbinë, akuza dhe kritika për kryeministrin Kurti

Nga A2 CNN
27 Maj 2021, 15:07 | Kosova
Debate në Kuvendin e Kosovës. Reciprociteti me Serbinë, akuza dhe

“Do të zbatojmë reciprocitetin me Serbinë kur të jemi të përgatitur për zbatim të plotë të tij”. Kështu i është përgjigjuar kryeministri Albin Kurti pyetjeve lidhur me çështjen gjatë seancës parlamentare të së enjtes. 

“Për ta zbatuar reciprocitetin që ne jemi zotuar, kemi nevojë që t’iu bëjmë ballë suksesshëm barrierave sporadike dhe atyre sistematike. Kjo nënkupton që neva na duhet kohë për t’u përgatitur që ta zbatojmë të plotë reciprocitetin. Është e domosdoshme që ne të përgatitemi që mos të dështojmë në zbatim. Pse ne mund të dështojmë në zbatim? Sepse jemi qeveria e parë e cila merremi me reciprocitetin”, tha Kurti.

Kreu i AAK, Ramush Haradinaj, i kërkoi Kurtit që të mos zhgënjejë qytetarët lidhur me reciprocitetin, ndërsa shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, sulmoi numrin një të ekzekutivit, për Minishengenin Ballkanin: “Ne nuk duhet të bëhemi pjesë e marrëveshjeve që e dëmtojnë subjektivitetin tonë ndërkombëtar, e dëmtojnë agjendën tonë ndërkombëtare. Pse po hyni në një proces të tillë që do të na dëmtojë në të ardhmen? Ju e harruat Minishengenin shqiptar dhe hytë në një proces shumë të rrezikshme, siç është Minishengeni Ballkanik. Pse po dilni prej parimeve dhe obligimeve që keni marrë gjatë fushatës zgjedhore? Pse po hyni në një proces kaq të dëmshëm dhe të pafavorshëm për Kosovën, jo vetëm në aspektin politik, por edhe ekonomik?”, theksoi ai.

Agjencia kosovare e privatizimit ishte gjithashtu në fokus të debateve, me kryeministrin që kërkoi shkarkimin e bordit, i cili, siç tha, është përfshirë në vjedhje të shumta.

Seanca nisi me përplasje verbale mes deputetëve të LDK dhe Vetëvendosjes lidhur me çështjet e propozuara për t’u vendosur në rend dite. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë