Debate në PS-Shkodër, dega kundër katapultimit të drejtorëve nga Tirana

Shkodra vijon të jetë dega më e zhurmshme e socialistëve, që me dyer të mbyllura vijojnë kryengritjen ndaj qendrës. Katapultimi i drejtorëve nga Tirana ka qenë ndër pakënaqësitë kryesore edhe të takimit të zhvilluar mbrëmjen e të mërkurës, që është shoqëruar me debate të forta. A2 mësoi se socialistët e Shkodrës kanë nënvizuar se prej kohësh ata vijojnë të injorohen nga selia qendrore. Sekretari Organizativ, Arben Pëllumbi, që njëkohësisht është edhe koordinator për degën e Shkodrës, i është kërkuar llogari përse postet drejtuese në institucionet rajonale dhe lokale përcaktohen në Tiranë, ndërkohë që bazës shkodrane i kërkohet vetëm të bëjë fushatën e të mbledhë vota.

Shkarkoni aplikacionin e A2