Debati për “Shkencat”, PS prezanton reformën, reagojnë akademikët

Pas ngërçit të zgjatur në institucionin më të lartë të Shkencës, prezantohet projektligji për reformën në Akademinë e Shkencave.

Nisma e një grupi deputetësh socialistë është bërë publike në Komisionin e Edukimit. Kryetari i Reformës, Skënder Gjinushi, tregoi disa nga ndryshimet thelbësore.

Akademia e Shkencave nuk do të jetë me një institucion honorifik, por do të ketë të drejtë të ngrejë qendra kërkimore për çështje të caktuara.

Sipas projektligjit, akademikët duhet të jenë mbi moshën 65 vjeç dhe mund të punojnë në këtë institucion vetëm për një periudhë 10-vjeçare.

Pas moshës 75 vjeç, akademikët lënë funksionet e tyre dhe marrin titullin e meritës. Një nga nismëtarët e reformës, deputetja Eglantina Gjermeni, tha se ky projektligj synon krijimin e Akademisë së të rinjve dhe angazhimin e intelektualëve shqiptarë jashtë kufijve. Por gjatë diskutimeve u propozua rritje e buxhetit për Akademinë e Shkencave.

Nisma ligjore e ndërmarrë nga deputetë është kritikuar ashpër nga akademiku Artan Fuga, i cili nuk ka lënë pa komentuar edhe vlerësimin e ministres Shahini menjëherë pas prezantimit të reformës në Kuvend. Reforma në Akademinë e Shkencave pritet të shkaktojë një tjetër debat mes Qeverisë, Ministrisë dhe akademikeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2