Debati për taksat, studimi: Të pamjaftueshme për të nxitur rritjen ekonomike

Teksa programet e partive politike janë përqendruar te taksat, një studim i ekspertëve vendas ka arritur në përfundimin se ato janë të pamjaftueshme për të garantuar një rritje ekonomike të qëndrueshme. Sipas tyre, pozicionimi i taksave të ulëta dhe atyre të larta i ka shërbyer më shumë qëndrimit ndaj borxhit publik sesa performancës ekonomike.