Dëbimi i ambasadorit iranian, ç‘ndodh te kampi në Manzë ku jetojnë disidentët – A2

Dëbimi i ambasadorit iranian, ç‘ndodh te kampi në Manzë ku jetojnë disidentët

Afro 3 mijë anëtarët e opozitës iraniane janë lehtësuar, pas dëbimit të 2 diplomatëve të lartë të Iranit. Kamera e A2 News ishte në Manzë të Durrësit, ku ata jetojnë, ndërsa fqinjët shqiptarë japin përshtypjet e tyre.
Jeta e opozitarëve të Iranit ka ndryshuar tërësisht, pasi frika ndaj regjimit të shtetit amë duket sikur është zbehur.
Më 5 shkurt të këtij viti, muxhahedinët shprehën shqetësimin e tyre për emërimin e Mustafa Rudakit si sekretar i parë i ambasadës së Iranit në Tiranë, ndërsa më herët ka pasur rolin e shefit të inteligjencës.
Ndërsa për ambasadorin Golamhosedin Mohamadnia, gjithashtu ka dyshime se ishte pjesë e shërbimeve sekrete të Iranit.
Zyrtarë të lartë të SHBA-ve kanë vizituar herë pas here muxhahedinët. Por çfarë ndodh me ta, tani që janë transferuar në Manëz?
Fqinjët japin përshtypjet e tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2