Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Debutuesit e parlamentit, 66 deputetë ulen për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2021, 11:01 | Politikë
Debutuesit e parlamentit, 66 deputetë ulen për herë të

Lëvizja Socialiste ka vetëm 1 deputet të ri, ndërsa të 3 kandidatët e Partisë Social-Demokrate do të jenë për herë të parë në parlament.

Qarku me më shumë debutues është Tirana, teksa 11 nga përfaqësuesit do të ulen për herë të parë në karriget e Kuvendit.

Nga radhët e socialistëve janë 7 prej tyre, Luljeta Bozo, Toni Gogu, Alqi Bllako, Etjen Xhafaj, Ornaldo Rakipi, Belinda Balluku dhe Etilda Gjonaj, të cilët lënë jashtë disa nga emrat e njohur të Partisë, si Pandeli Majko, Ervin Bushati, apo Fidel Ylli.

Partia Demokratike ka vetëm 2 emra të rinj të zgjedhur në Tiranë, Belind Këlliçin dhe Alfred Rushajn, teksa lista e Tiranës pati një numër të konsiderueshëm emrash nga aleatët.

1 prej emrave rishtarë të parlamentit është dhe Gertjan Deda, i cili përfaqëson siglën e PSD-së, ndërsa për herë të parë mandatohet si depuete dhe Erisa Xhixho nga radhët e LSI.

Vlora është qarku i dytë sa i përket prurjeve të reja, me 9 nga 12 deputetët që janë debutantë. Prej tyre, 6 janë socialisë, 3 janë demokratë.

Në qarkun e Elbasanit, numri i deputetëve të rinj është 8, ndërsa ndahet në mënyrë të barabartë mes dy kampeve. Edhe Shkodra dërgon në Kuvend 8 emra të rinj, 4 nga PD, 2 nga PS, si dhe 2 nga Partia SocialDemokrate. Në Fier, 4 nga 6 demokratët e listës fituese bëhen për herë të parë deputetë, ndërsa 3 janë socialistët rishtarë.

Nga 11 deputetët e Korçës, 5 betohen për herë të parë, 3 nga PD-ja e 2 nga PS-ja, ndërsa Durrësi sjell ndarje të barabartë PS-PD mes 4 të rinjve.

Lezha dhe Berati sjellin situata të ngjashme: secili qark ka 7 deputetë dhe në të dyja rastet 4 janë janë të rinj. Dibra ndonëse me vetëm 5 deputetë, çon në Parlament 3 debutues. Kukësi bën të njëjtën gjë me 2 prej 3 mandateve të veta. Gjirokastra është qarku i vetëm me 1 deputet të ri./ A2 CNN

A2 CNN Livestream

Dita jonë