Dekani i Drejtësisë: T’i kthehemi mësimit

Bojkoti i mësimit në Fakultetin e Drejtësisë përçan studentët protestues. Të ngujuarit të cilët prej ditësh kanë bllokuar hyrjet e fakultetit, kundërshtojnë rifillimin e mesmit.
Ndërsa të tjerë studentë kanë nisur mbledhjen e firmave dhe hartimin e një peticioni ku kërkojnë ti jepet fund bojkotit në fakultetin e tyre.
Dekani i fakultetit të Drejtësisë Artan Hoxha gjatë një interviste për A2news u ka bërë thirrje studentëve t’i kthehen mësimit.
Sa i përket akuzave të partisë demokratikë se dekani po u bën presion studenteve për të lenë protestën, kreu i fakultetit tha se mbështet protestën por jo bllokimin e auditorëve.
Ndryshe nga shkollat e tjera të larta, në fakultetin e drejtësisë ngujimi ka paralizuar tërësisht procesin mësimor. Ndërkohë dekanati ka vendosur shtyrjen e vitit akademik deri në fund të gushtit dhe zëvendësimin e orëve të humbura edhe në fundjavë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN