Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Deklaratat e Escobar, Bylykbashi: Në një demokraci, gjërat përcaktohen me votë

Nga A2 CNN
28 Janar 2022, 22:00 | Politikë
Deklaratat e Escobar, Bylykbashi: Në një demokraci, gjërat

Oerd Bylykbashi, deputet i Partisë Demokratike, u pyet mbi deklaratat e fundit të zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, mbi ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin tha se “nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie”.

https://a2news.com/2022/01/28/mos-prisni-marredhenie-normale-escobar-e-papranueshme-qe-kreu-i-nje-partie-te-jete-non-grata/

Bylykbashi, i ftuar në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi “në një demokraci, gjërat përcaktohen me votë”.

“Nuk duhet të dalim në konkluzione. Në politikë nuk ka asgjë të thjeshtë, përveç zotit Basha që e bënë ministër dhe e mbajtën aty gjithë kohës. Për gjithë të tjerët nuk është e thjeshtë, prandaj dhe politika është interesante. Në një demokraci, gjërat përcaktohen me votë dhe kur votojmë, ne bëjmë llogari dhe shohim opsionin më të mirë. Ndërtojmë edhe strategji për të plotësuar objektiva afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë. Zoti Escobar ka dhënë intervistë për “Zërin e Amerikës” dhe tha që vota është zgjidhja. Partia Demokratike votoi në Kuvend, votoi në referendum dhe zoti Basha tha që nuk i njihte këto vota. Kështu që, bllokimi i mekanizmit të zgjedhjeve është fakt që prodhon vetëm tensione në shoqëri. Ne do të ecim përpara me votën. 6 marsi është votë, do të kemi zgjedhje në çdo degë e më pas zgjedhjen e kryetarit të partisë me votë të fshehtë dhe Kuvendin e PD më 22 mars. Më pas, do të projektojmë sfidat, por ajo që synojmë është një lidership që e projekton partinë drejt të ardhmes e fitoreve. Zoti Basha është i vjetër në politikë, është humbës dhe është problematik sepse thotë që pavarësisht të gjithave, unë nuk heq dorë nga pushteti”, u shpreh Bylykbashi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë