Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dekomunistizimi i Parlamentit, Sula: Verifikimi i kandidatëve të sanksionohet në kod zgjedhor

Nga A2 CNN
6 Korrik 2022, 15:33 | Politikë
Dekomunistizimi i Parlamentit, Sula: Verifikimi i kandidatëve të

Adhuruesit e regjimit komunist nuk shfaqen vetëm për 5 maj apo 29 nëntor. Ata kanë qenë prezent në hallkat e shtetit shqiptar, deri në vendimmarrjen parlamentare. Gjatë prezantimit të raportit vjetor të Autoritetit të Dosjeve për vitin 2021, Gentiana Sula e bëri më se të qartë se bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit nuk kanë munguar as mes deputetëve.

“Pyeti për parlamentin e mëparshëm se sa persona janë me dokumente, dhe ne bëmë verifikimin dhe atëherë kishte pesë perona me çështje, por që nuk ishin verifikuar”, tha Sula.

https://a2news.com/2021/02/24/si-jetonin-shqiptaret-shfaqet-pas-37-vitesh-dokumentari-qe-ndaluan-komunistet/

Po si mund të shkëputet Shqipëria nga ish-bashkëpunëtorët e regjimit? Një propozime dha vetë kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, që i kërkoi politikës ta bëjë pjesë të Kodit Zgjedhor. “Të bëhet një vetëdeklarim pastaj t’i lihet kohë institucioneve të bëjnë verifikimin sepse partitë vetë nuk e kanë kërkuar këtë gjë dhe është mëkat! Për sa kohë institucioni është krijuar dhe ka funksionet e plota, themi që në reformën zgjedhore duhet të merret parasysh”, tha Sula.

Sugjerimet e Genta Sulës nuk u komentuan nga deputetët, të cilët duhet t’i kalojnë një raport me sugjerimet e veta sallës plenare.

https://a2news.com/2022/06/09/shqiperia-komuniste-historianet-vazhdojne-te-ndikohen-nga-politika/

A2 CNN Livestream

Dita jonë