Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dekriminalizimi, Prokuroria dërgon në KQZ verifikimin e Tom Doshit

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2021, 13:21 | Kronikë
Dekriminalizimi, Prokuroria dërgon në KQZ verifikimin e Tom Doshit

Prokuroria e Përgjithshme çoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultatet e verifikimit për Tom Doshin.

Gjatë fushatës, ai ishte nën shënjestrën e ambasadës amerikane për shkak të përcaktimit publik nga Sekretari amerikan i Shtetit, si i papërshtatshëm për t’u pajisur me vizë amerikane, pasi është i përfshirë në korrupsion madhor.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate ka mohuar akuzat, por Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit menjëhere pas zgjedhjeve të 25 prillit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani