Delegacionet ushtarake në tryezë, Greqia do respekt nga Turqia: T’i japë fund provokimeve

Greqia i shtrin dorën e pajtimit dhe bashkëpunimit Turqisë pas tensioneve tepër të larta të shënuara në javët e fundit. Kryeministri Kyriakos Mitsotaqis përshëndeti angazhimin e Ankarasë për zbutjen e krizës në Mesdheun Lindor duke tërhequr anijet eksploruese për gaz dhe naftë nga ujërat e kontestuara.