Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Delegacioni franko-gjerman: Nuk zëvendësojmë BE në dialogun Prishtinë-Beograd

Nga A2 CNN
3 Qershor 2019, 16:38 | Kosova
Delegacioni franko-gjerman: Nuk zëvendësojmë BE në dialogun

Këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron vizituan Prishtinën me mesazhe të qarta.

Me qëllimin për të koordinuar hapat e organizimit të samitit të Parisit, në 1 korrik, delegacioni gjermano-francez theksoi në të gjitha takimet me liderët institucionale të Kosovës, se nuk ka si qëllim të marrë rolin e lehtësuesit të dialogut apo të zëvendësojë rolin e Bashkimit Europian.

Kryeparlamentari Kadri Veseli u kërkoi pjesëtarëve të delegacionit që vendet e tyre të marrin vendim të shpejtë e të drejtë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa theksoi se Kosova nuk do të pranojë asnjë kusht tjetër pasi i ka plotësuar të gjitha kriteret. Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se vendet e Be-së po e përkrahin liberalizimin.

Ndërkaq, presidenti Hashim Thaçi tha pas takimit se angazhimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe i kancelares gjermane, Angela Merkel është inkurajues. Ai ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare që të mos lejojë Serbinë të vë kushte të reja përvazhdimin e dialogut, ndërsa shtoi se takimi në Paris do të ndodh me apo pa pëlqimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

A2 CNN Livestream

Dita jonë