Delegacioni kosovar pritet nga Mogherini: Taksa nuk hiqet

Taksa e vendosur nga Kosova ndaj mallrave të importuara nga Serbia nuk hiqet. Kjo ishte porosia e delegacionit të Prishtinës për dialog me Beogradin në takimin e parë në Bruksel me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.
Pas takimit, dy bashkëdrejtuesit e delegacionit të Kosovës, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti në prononcimet për media ripërsëritën se taksa hiqet vetëm me njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Ne e thamë edhe aty, duhet të heqim së pari arsyet pse ne e kemi ngritur taksën”, nënvizoi fatmir Limaj, ndërsa Shpend Ahmeti shtoi se situata është e rëndë dhe që “ajo që u përmend në takim është një kërkesë Serbisë që të ndalë fushatën për të tërhequr njohjen e Kosovës”.
Më tej ata pohuan se kishin shprehur gatishmërinë për të diskutuar lidhur me të gjitha temat e hapura mes dy vendeve. Arritja e një marrëveshje gjithë përfshirë se sipas kryenegociatorëve, ka si kusht parësor njohjen reciproke.

Shkarkoni aplikacionin e A2