“Delta” në spitale, rriten shtrimet, raste të rënda edhe tek të rinjtë

Vala “Delta” po rrit infektimet dhe rastet e renda ne spital. Mbi 15 urgjenca në ditë i drejtohen dy spitaleve COVID-19 në qendrën spitalore “Nënë Teresa”.
Më shumë se 150 pacientë janë të shtruar në Shërbimin Infektiv dhe spitalin COVID 3. Aktualisht sipas mjekëve nuk ka pacientë me forma të lehta të sëmundjes. Të shtruarit paraqesin gjendje mesatare dhe të rëndë të variantit indian.
Mjekja e spitalit Covid 3, Migena Qato, tregon se vala e mutacionit indian nuk ka kursyer as të rinjtë. Mes të shtruarve në spital ka edhe 20-30 vjeçarë. Ndërkohë të pavaksinuarit zënë pjesën më të madhe të pacienteve të shtruar dhe në gjendje më të rëndë.
Por ndryshe nga imuniteti artificial i vaksinës, imuniteti natyral duket se po dominon edhe mbi “Deltën”. Mjekët pranojnë se deri tani nuk kanë patur asnjë pacient të shtruar të riinfektuar nga COVID-19. Këtë periudhë të shtruar në spital janë pacientë që nuk e kanë kaluar më parë sëmundjen mes tyre dhe të vaksinuar.