Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dëmet e tërmeteve dhe sigurimi i banesave

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 17:20 | Aktualitet

Tërmetet e ditëve të fundit kanë ngritur shqetësimin lidhur me cilësinë e ndërtimeve, por edhe sigurimin e tyre. Shqipëria nuk e ka të detyrueshëm me ligj sigurimin e banesave, por ky detyrim është vetëm automjetet. Një ditë më parë, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama hodhi idenë për sigurimin e detyrueshëm të banesave, sipas një skeme të re. Ajo nënkupton një trekëndësh, ku palë është shteti, ndërtuesi dhe kompanitë e sigurimeve. Skema parashikon që një kompani ndërtimi, sapo merr një leje ndërtimi, duhet të sigurojë edhe policën e sigurimit për një periudhë 10-vjeçare. Kohë e konsideruar e mjaftueshme si garanci për cilësinë e ndërtimit. Pas kësaj periudhe, u takon qytetarëve për të vendosur vullnetarisht, nëse duhet ta bëjnë më pas sigurimin e banesës së tyre apo jo. Palë e rëndësishme në skemën që qeveria propozon për sigurimin e banesave janë kompanitë e sigurimit. Këto të fundit gjithmonë kanë apeluar për rritje të sigurimeve vullnetare, në kushte kur tregu i sigurimeve është i orientuar në masën 65% drejt sigurimi të makinave. Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se në Shqipëri janë të siguruara vetëm 35 mijë ndërtime ose vetëm 2% e totalit. Në masën 80% kjo ka ndodhur në rastet kur banesa është blerë me kredi dhe sigurimi është kusht i bankës. Ekspozimi ndaj dëmeve për ndërtimet e siguruara vlerësohet në mbi 7.5 miliardë euro. Të ftuar në studio, ndërtuesit Arben Dervishi dhe Avenir Kika Intervista me Avni Ponarin nga kompania Sigal Uniqa Group Austria dhe Dritan Çelën nga Atlantik.

A2 CNN Livestream

Dita jonë