Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Dëmet e tërmetit, Ahmetaj për A2: Shpresojmë në një magji, 50% të faturës

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2020, 14:06 | Aktualitet

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, tregoi nga Brukseli për A2 cilat janë pritshmëritë e Qeverisë shqiptare sa i përket donacioneve dhe granteve për të përballuar faturën e dëmeve të tërmetit.

Gjatë bisedës me të dërguarën e A2 në Bruksel, Marsela Karapanco, ministri Ahmetaj pohoi se shpresonte edhe në një surprizë. “Diku te 350 – 400 milionë. Mendoj që do të kemi një komponent granti diku te maksimumi 100 milionë (euro) duke iu referuar angazhimeve të vendeve që nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht”, tha Ahmetaj. “Nuk e përjashtoj që mund të kemi surpriza të këndshme për shkak të angazhimit, turit që ka bërë Kryeministri së bashku me ne”.

Nisur nga konferencat e mëparshme të donatorëve të mbledhura për vende të tjera, është e vështirë që të mbulohet qoftë edhe gjysma e faturës së rimëkëmbjes, por Ahmetej mbetet optimist. “Në eksperiencat e konferencave të kësaj natyre, po i referohem të viteve të fundit, të Serbisë, nuk e kaluan dot 50%-shin. Serbia e kishte faturën 2 miliardë (euro) dhe nuk e kaloi 50%-shin. Ndërkohë që mbaj mend konferencën e donatorëve të vitit 1997, që arriti të mblidhte të 35-40% të nevojës së atëhershme të rimëkëmbjes ekonomike. Le të shpresojmë që ta kalojmë 50%-shin”, tha ai.

Më herët, ministri nënshkroi një marrëveshje me Bankën Qendrore Europiane për një grant me vlerë 500 000 euro, si dhe mundësinë e marrjes së një huaje me vlerë 100 milionë euro që do të përdoret për kërkesa specifike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani