Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dëmet e tërmetit në Durrës, ende asnjë vendim për 11 godina shkollash

Nga A2 CNN
10 Shtator 2021, 14:16 | Aktualitet
Dëmet e tërmetit në Durrës, ende asnjë vendim për

Mes shumë problematikave në procesin e rindërtimit në qytetin e Durrësit, është edhe ajo e shkollave të sistemit parauniversitar.

Nga totali i shkollave të dëmtuara, në 11 prej tyre edhe nuk ka nisur asnjë përpjekje as për riparimin, shembjen apo rikthimin e tyre në gjendje funsionale. Dhe bëhet fjalë për shkolla që kanë kapacitete të konsiderueshme të nxënësve.

E ndërsa mijëra nxënës, këtë vit, do të vazhdojnë mësimin me turne në shkolla të tjera të qytetit, të vetmit që i frekuentojnë këto objekte që ende qëndrojnë në këmbë, janë mosha e tretë, që u është krijuar një ambient për të kaluar kohën e lirë.

Ndërkohë, A2 u interesua pranë Bashkisë Durrësit për vijimësinë e këtij procesi, e cila konfirmoi se më në fund ka mbërritur raporti përfundimtar i KLSH-së, i cili pritet t'i hapë rrugë procesit për vleresimin e 11 objekteve shkollore të mbajtura pezull për më shumë se 20 muaj, por pa dhënë detaje se çfarë do të ndodhë me këto objekte.

A2 CNN Livestream

Dita jonë