Dëmet e tërmetit, vonesa me bonusin e qirave dhe pamundësi aplikimi

Dhjetëra banorë të qytetit të Durrësit protestuan para Bashkisë së qytetit për probleme që lidhen me bonusin e qirasë dhe aplikimet për fondet e rindërtimit për dëme të shkaktuara nga tërmeti. Banorët janë shprehur se ka vonesa në dhënien e bonusit të qirasë për muajin korrik, çka u ka sjellë probleme me qiradhënësit.