Dëmet nga tërmeti, 353 banesa të dëmtuara nga lëkundjet sizmike në Durrës

Si një ndër qytetet më të prekura nga tërmeti në Durrës numërohen 353 banesa e apartamente të dëmtuara.
Nëse për shumicën e tyre ka dëme minimale, ka dhe shtëpi të cilat janë shkatërruar plotësisht.
Ndonëse në një zonë mjaft të rrezikshme për shkak të terrenit familja e Zef Balës nuk ka ku të jetojë veç kësaj shtëpie e cila tashmë është e pabanueshme.
“Pamjet e tregojnë edhe vete si është puna, gjendja është katastrofike. Jemi strehuar te Kavalishenca, por vijmë shpesh këtu se kemi frikë mos na marrin gjërat që kemi”, thotë një pjesëtare e familjes.
Sipas familjarëve shtëpia është e legalizuar ndaj dhe ata nuk mund të aplikojnë për banesë sociale. Një ditë më parë në Spitallë ishte dhe ministri i Brendshëm, ndërsa shumë banorë të zonës janë shpërngulur tek Kavalishenca.

Shkarkoni aplikacionin e A2