Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dëmet nga tërmeti, biznesi: Asnjë lehtësi, rindërtuam me kredi

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2020, 16:32 | Ekonomi
Dëmet nga tërmeti, biznesi: Asnjë lehtësi, rindërtuam

Motorët e industrisë në Shqipëri u fikën për disa ditë, pas tërmetit të 26 nëntorit. Krahas frikës, panikut dhe largimit momental të shumë punonjësve, në disa biznese pati krisje dhe dëme të tjera strukturore dhe në makineri. Humbje, për të cilat u premtuan nga shteti, se do t’i ndihmonte për t’i rikuperuar. Sot, një vit më pas, sektori i prodhimit shprehet se nuk mori asnjë mbështetje.

Sipas kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë për Durrësin, Alban Isteri dhe kreut të Shoqatës së Fasonistëve, Edvin Prençe; bizneset u lanë të vetme edhe për të përballuar kostot e rindërtimit.

Në total, kostoja e vlerësuar për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e sektorit prodhues të ekonomisë, arrin në 27 milionë euro. Para që deri më tani, kanë dalë nga xhepat e vetë sipërmarrjes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani