Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Demistifikimi i historisë, problemet që shqetësojnë studiuesit e historisë që rishkruhet sot

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2021, 18:50 | Aktualitet
Demistifikimi i historisë, problemet që shqetësojnë

Historia që po rishkruhet është rikthyer si debat. Në një ftesë të qendrës kombëtare të librit dhe leximit njohësit e historisë, profesorë e historianë tregojnë dobësitë e historisë që kemi sot.

 “Kemi akoma disa boshllëqe të mëdha që ende nuk janë studiuar, veçanërisht të mesjetës së mesme, si dhe periudha osmane, gati 500 vjeçare. Ka patur studime, por zbulimet e fundit në arkivat e huaja ka bërë që të thellohet edhe më shumë ajo periudhë”, deklaroi historiani Pëllumb Xhufi.

Për Nevila Nikën, problem nuk është vetëm te mungesa e njohësve, por edhe te thellimi i vetë profesorëve. Sipas Nikës, shkrimi i historisë sonë është ndikuar shumë edhe nga politika. Ajo sjell shembuj nga diktatura.

 “Universitetet nuk kanë qasje ndaj studimit të mëtejshëm. Pedagogët e kanë mbyllur studimin e thelluar ditën që kanë mbaruar fakultetet, e them me plot gojë dhe nuk është gjë e mirë. Titujt mund t’i kenë marrë se kanë bërë ndonjë studim, por nuk janë më të pranishëm në konferenca dhe debate, nuk është turp të përballesh me një të ri,  më të mirë se ty, dhe të debatosh”, thotë historiania Nevila Nika.   

Mungesën e njohjes së gjuhëve të vjetra në të cilat janë shkruar dokumentet është një tjetër problem. Sipas drejtorit të Arkivit të shtetit, Ardit Bido, “kemi marrë më shumë se 300 mijë dokumente që kemi marrë nga Arkivi i Stambollit, por si batutë themi se i kemi marrë vetëm për profesor Ferit Duka, se kemi shumë pak osmanologë”.  

Sytë, historianët i kanë nga brezi i ri dhe universitetet që përgatisin të ardhmen e historisë. Megjithatë askush prej njohësve të historisë nuk mohon se zbulime dhe fakte të reja na kanë prezantuar disa të vërteta këto vitet e fundit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani