Deputetët demokratë këtë të martë u mblodhën në Kukës për të treguar se janë në krah të Emri Vatës, kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”. Mbledhja kishte në fokus reformën zgjedhore dhe rinovimin e komisionit të posaçëm parlamentar, ku në krye kthehet Oerd Bylykbashi. Ndërkohë Sali Berisha zhvilloi edhe një takim me biznesin, ku theksoi se vendi ka nevojë për një kthesë, që duhet të vijë nga Kukësi. (A2 Televizion)