Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Denaj: Rritja ekonomike 3% do të realizohet. Civici: 3 sektorët ku duhet të ndërhyjë qeveria

Nga A2 CNN
13 Prill 2022, 21:25 | Ekonomi
Denaj: Rritja ekonomike 3% do të realizohet. Civici: 3 sektorët ku

Parashikimet e qeverisë shqiptare, por edhe Bankës Botërore dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, janë që rritja ekonomike e vendit tonë për vitin 2022 të jetë rreth 3-3,5%.

Sipas ish-ministres së Financave, Anila Denaj, parashikimi gjithmonë ka rreziqe, por është i realizueshëm. “Vijmë nga një moment kur tkurrja ekonomike në vitet e kaluara ishte më e ulët nga sa kishim parashikuar, edhe falë masave që kemi marrë. Në këtë moment, situata është e vështirë, por falë reagimit, mundësia për të dhënë rezultat do të jetë”, tha Denaj në A2 Business.

“Unë them se duhet të presim pak më shumë kohë, nëse për 2-3 muaj situata nuk përkeqësohet, këto shifra janë të mundshme për t’u realizuar. INSTAT para pak javësh ka nxjerrë të dhënat për 2021, ku rritja 5,4% është e konfirmuar. Pra baza mbi të cilën ne projektojmë këtë vit, është e mirë. Prandaj është diçka normale të pretendosh rritje me 3% dhe duhet realizuar”.

Për ekspertin e ekonomisë, Adrian Civici, për të realizuar këtë parashikim, duhet ndërhyrë në tre sektorë. “Rritja ekonomike ndikohet nga shërbimet, bujqësia dhe turizmi. Ka shumë pikëpyetje për sektorin e turizmit, pavarësisht se iku rreziku i izolimit, por kemi pasur shumë turistë nga Ukraina dhe zonat përreth. Mendoj që është realiste një rritje ekonomike rreth 3,5%, besoj nëse situata do të qetësohet dhe do të merren politika aktive për të ndikuar në ato sektorë”, tha Civici.

A2 CNN Livestream

Dita jonë