Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Rrëzohet" Llalla, Gjykata nuk i pranon shtyrjen e vajtjes në qeli

Nga A2 CNN
14 Tetor 2021, 10:33 | Aktualitet
“Rrëzohet" Llalla, Gjykata nuk i pranon shtyrjen e vajtjes

Adriatik Llalla, ish-Prokurori i Përgjithshëm i shpallur në kërkim ndërkombëtar nuk mund t’i shpëtojë burgut në rast se arrestohet nga policia. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë refuzoi këtë të enjte kërkesën e Llallës për të pezulluar dhe shtyrë ekzekutimin e dënimit me 2vite burg.

Kjo kërkesë u argumentua nga avokati i ish-kryeprokurorit në arrati me problemet shëndetësore të klientit dhe nevojës së tij për ndihmë të specializuar mjekësore. Pretendimet e mbrojtës nuk bindën gjyqtarin Erjon Çela, i cili vendosi të rrëzojë kërkesën si të pabazuar në ligj dhe në prova.

Ky vendim është humbja e radhës e ish-Prokurorit të Përgjithshëm në betejën e tij me drejtësinë. Në 22 shtator, Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimin me 2 vite burg për të për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë” dhe heqje të të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite. Vendimi i gjykatës ende nuk është zbatuar, pasi Llalla rezultoi të ishte larguar nga vendi disa ditë para shpalljes së tij. Pas gati dy javëve kërkim brenda territorit të vendit dhe pas mosgjetjes së tij, SPAK nënshkroi procedurën e kërkimit ndërkombëtar për Llallën, duke ia përcjellë shkresën zyrës së INTERPOL.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani