Denoncimet për përkeqësimin e pacientëve në Spital, Pipero: Virusi ka ende shumë të panjohura

Muaji gusht është cilësuar si muaji i përkeqësimit të situatës me pandeminë. Shifrat kanë arritur në nivele të larta si për të infektuarit ashtu edhe për jetët e humbura. Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero ishte i ftuar në A2 ku foli për zhvillimet më të fundit në vend për shkak të koronavirusit.

Lidhur me denoncimet e ditëve të fundit për mungesën e informacionit për familjarët e pacientëve me Covid dhe mungesën e informacionit, Pipero tha se diçka e tillë nuk ekziston pasi mjekët e kanë detyrim t’iu tregojnë atyre për gjendjen e të afërmve të tyre.