Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Depolitizimi i administratës zgjedhore, Bylykbashi reagon ndaj Gjiknurit: S’na duhet një ujk i veshur me lëkurën e deles

Nga A2 CNN
14 Maj 2020, 21:30 | Politikë
Depolitizimi i administratës zgjedhore, Bylykbashi reagon ndaj Gjiknurit:

Një ditë më parë në A2, Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, u shpreh se PS ka planin për depolitizimin e administratës zgjedhore, por përfaqësuesi i PD-së në tryezën për reformën zgjedhore e kundërshtoi atë mbrëmjen e sotme po në A2.

Bylykbashi theksoi se nuk nevojitet “një ujk i veshur me lëkurën e deles”, teksa iu referua anëtarëve të komisioneve zgjedhore, sipas propozimit të mazhorancës.

“Çështja e administrimit të zgjedhjeve është me një rëndësi shumë të madhe. Në shumicën e komisioneve nuk është se ndodhin shkelje, ndërsa në një numër të vogël, bie telefoni, bllokohen komisionet. Nuk është vetëm kaq, për interesa politike mbushen kutitë. Ne mund të kemi sistemin më të mirë zgjedhor. Ne kemi pasur sistemin gjerman në vitin 2011 dhe komisionerët e mazhorancës në atë kohë, masakruan procesin. Ajo që duhet të bëjmë është: çfarë propozon opozita e bashkuar dhe çfarë propozon mazhoranca. Këto historitë e shortit janë 5 me hiç. Kjo jo vetëm se do të kërkohet një numër shumë i madh komisionerësh, deri në 17 mijë komisionerë. Por, ne e dimë që në momentin që nuk do të ketë numra të mjaftueshëm, do të urdhërohet administrata, nën petkun e administratës publike dhe do të shkojnë aty militantët dhe do ta bëjnë ata detyrën. Nuk na duhet një ujk i veshur me lëkurën e deles”, tha Bylykbashi.

“Ne si opozitë themi se, ndërkohë që ruhet balanca politike, me komisionerë të mazhorancës dhe të opozitës, do të jetë një komisioner në qendrën e votimit, një komisioner në KZAZ dhe dy numëruesit, të cilët do të jenë vetëm jo-politik. Këta janë përgjegjësit e vetëm për të bërë detyrën plotësisht, ndërsa përfaqësuesit politik janë garantët që gjithçka të shkojë mirë”, u shpreh Bylykbashi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani