Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Depolitizimi i zgjedhjeve, përplasen PD e PS. Konsensusi, në pikëpyetje

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 18:43 | Politikë
Depolitizimi i zgjedhjeve, përplasen PD e PS. Konsensusi, në

Depolitizimi i administrimit të zgjedhjeve çoi në krisjen e fortë të konsensusit që kishte shoqëruar deri më tani tryezën e Reformës Zgjedhore.

PD prezantoi një paketë ndryshimesh në përbërjen e komisioneve zgjedhore, që sipas Oerd Bylykbashit, forcojnë imunitetin ndaj vjedhjes apo transferimit të votës. Por, tek kjo formulë, socialistët gjejnë përpjekjen për skemën politike të administrimit zgjedhor.

“Është një sistem i përforcuar i përfaqësimit politik, por që fut një element të administrimit teknik pa vendimmarrje. Do të thotë që vendimmarrjen kryesore prapë e kanë përfaqësuesit politikë. Ne kërkojmë që partitë të heqin duart nga zgjedhjet”, deklaroi Gjiknuri.

Mazhoranca i mbetet besnike propozimit të saj për komisionerë apartiakë, por opozita thotë se shumica po tenton të kontrollojë procesin përmes administratës dhe paralajmëron prishje të konsensusit.

Ndryshimi i sistemit zgjedhor solli gjithashtu përplasje mes aktorëve të tryezës. Bashkëkryetarja e komisionit, Rudina Hajdari, propozoi 4 opsionet e opozitës parlamentare që synojnë rikthimin e listave të hapura.

PS-ja pretendoi se e mbështeti idenë e diskutimit të ndryshimit të sistemtit, madje ngritjen e një komisioni për ndryshimet kushtetuese për këtë çështje. Me të njëjtin pretendim, se pranoi debatin për rishikimin e sistemit. doli edhe PD-ja. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli