Deportimi i turqve, OKB i kërkon sqarime qeverisë shqiptare

OKB i ka adresuar disa pyetje qeverisë shqiptare për arrestimet dhe ekstradimet e dyshuara si të paligjshme ndaj shtetasve turq Çelik e Simsek.

Ekstradimi me aksion policor në orët e para të mëngjesit të datës një janar u kritikua nga opozita, por edhe nga Brukseli kur dy shtetasit turq, njëri prej të cilëve mësues, u deportuan nga aereoporti i Rinasit.