Deputetët holandezë në Tiranë, raport para vendimit për çeljen e negociatave

Agjenda zyrtare e vizitës së tyre nuk është përcaktuar, por pritet që deputetët holandezë të takohen në Tiranë me Kryeministrin Rama, por edhe kreun e Partisë Demokratike, Basha. Vizita e tyre do të zhvillohet vetëm dy ditë para se në kryeqytet të mbërrijë Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini.

Deputetët e holandezë do të përcjellin në Parlamentin e tyre edhe një raport në lidhje me rezultatet e kësaj vizite, që vjen pak javë pasi ata miratuan një rezolutë ku i kërkohet Qeverisë së Mbretërisë së Holandës t’i kërkojë Komisionit Europian pezullimin e përkohshëm të udhëtimit të shtetasve shqiptarë pa viza në zonën “Schengen”. Holanda ka qenë një prej vendeve më skeptike për sa i përket nisjes së bisedimeve me Shqipërinë.

  • LAJMI I FUNDIT | Jep dorëheqjen kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj
  • LAJMI I FUNDIT | Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj, e parevokueshme
  • LAJMI I FUNDIT | Ramush Haradinaj njoftoi dorëheqjen gjatë mbledhjes së qeverisë
  • LAJMI I FUNDIT | Dorëheqja, pasi Haradinaj është thërritur nga Gjykata Speciale
  • LAJMI I FUNDIT | Haradinaj pas vendimit për dorëheqje: Do paraqitem në Gjykatë si qytetar
  • LAJMI I FUNDIT | Haradinaj: Përgjegjësia për zgjedhjet e reja i takon presidentit