Deputetët me certifikatë vaksinimi, jeta parlamentare i rikthehet normalitetit

Kjo e martë ishte dita e parë e punës për deputetët dhe stafin e Kuvendit në të cilën prezenca fizike kushtëzohet me paraqitjen e certifikatës së vaksinimit ose një testi negativ për Covid-19. Shumica e deputetëve, të pyetur nga A2 CNN pranuan se janë vaksinuar, por Kuvendi mbajti larg kamerave procesin e verifikimit.