Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Deputeti Andi Përmeti: Sot ndihem i pafuqishëm, kjo barbari nuk ndodh në asnjë vend të Europës

Nga A2 CNN
17 Maj 2020, 15:49 | Aktualitet

Andi Përmeti është ndër të paktat zëra kritike në Kuvendin shqiptar, si deputet i opozitës parlamentare. Për të akti shembjes së Teatrit Kombëtar përfaqëson një vendim “barbar, sepse vetëm barbarët shkatërronin gjithçka kalonin”. Deputeti kritikon edhe heshtjen e disa prej anëtarëve të grupit opozitar në Kuvend, aty ku thotë se “disa prej tyre duken më ithtarë të Ramës se ata të partisë së tij. Por edhe unë sot ndihem i pafuqishëm, sepse iku diçka që nuk kthehet më, sado e bukur të jetë godina që do ta zëvendësojë”. Përmeti bëri një shembull. “Kjo nuk ndodh në asnjë vend të Europës. Në Amsterdam ruhet shtëpia e Ana Frankut, një shtëpi krejt e thjeshtë por që ka vlera të mëdha historike”. Deputeti kthen përgjegjësitë edhe tek kolegët e opozitës jo-parlamentare. “Vendimi tashmë është shumë i vështirë të goditet juridikisht. Për këtë fajin e kanë edhe ata që duhet të ishin në Këshillin Bashkiak. Një votim kundër i tyre do t’ia bënte më të vështirë punën Bashkisë”. Çfarë mund të bëhet tani? Sipas Përmetit, “reagimi duhet të fillojë qysh sot, me kërkesë të zgjedhjeve të parakohshme. Çdo gjë arrihet dhe luftohet me votë”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu