Deputeti i PS ndau legalizimet, KQZ gjobit shefin e Kadastrës Lushnje me 1500 lekë

Drejtori i Kadastrës Lushnje është gjobitur nga KQZ me 1500 lekë pasi ka lejuar shpërndarjen e certifikatave të legalizimit në aktivitete publike. Ky ishte vendimi i parë që ky institucion merr për shkelje të vendimit për kufizimin e aktiviteteve qeveritare.