Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë tregon në A2 si nisi përplasja me kryeministren Brnabic

Debati për ndryshimet kushtetuese në parlamentin e Serbisë u shoqërua me përplasje të forta verbale. Protagonistët kryesorë ishin deputeti shqiptar i Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, dhe kryeministrja, Ana Brnabic. Kamberi foli për një ndryshim tërësor të kushtetutës dhe përmendi si problematike, preambulën që përcakton Kosovën si pjesë të Serbisë.