Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Deputetja socialiste: Ishte sukses, zhvilluam zgjedhje me standarde

Nga A2 CNN
1 Korrik 2019, 12:03 | Politikë
Deputetja socialiste: Ishte sukses, zhvilluam zgjedhje me standarde

Ka përfunduar numërimi në njësinë numër 1 në Tiranë, ku kandidati Erjon Veliaj, i cili kërkon një mandat të dytë, ka marrë 9327 vota, ndërsa kandidati i Bindjes Demokratike, Arben Skënderaj, 611 vota.

E ndërsa pritet vetëm certifikimi i rezultatit, për deputeten socialiste Elona Gjebrea, procesi ishte normal. 

“Mendoj se është sukses, në kuptimin që zhvilluam zgjedhje me standarde. Sigurisht që gara ka më shumë adrenalinë kur ka më shumë kandidatë, por kjo ishte zgjedhje e opozitës dhe nuk mund të fajësohemi ne”, tha Gjebrea.

Në lidhje me numrin e lartë të votave të pavlefshme, deputetja socialiste theksoi: “Ne kemi bërë thirrje që njerëzit të vijnë të votojnë dhe janë në të drejtën e tyre që të zgjedhin atë që duan. Respektojmë ata që kanë zgjedhur atë mënyrë për të kontestuar”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë