Dervishi: Java e fundit, më e dobëta e fushatës. Ka patur strategji të qartë për të shmangur debatet

Mesazhet e liderëve në përmbyllje të fushatës u komentuan në Absolut 4 edhe nga analisti Lutfi Dervishi.
Sipas tij, mesazhet e sotme janë edhe ato qendrore të fushatës. “Nëse PD i ngulmon kryefjalës ndryshim, PS është në mbrojtje dhe ka si kryefjalë rikthimin. Mbyllja e fushatës ishte si fillimi, edhe për PS kundërshtari kryesor është LSI, PD nuk ndryshon shumë në mënyrën e daljes ne kryeqytet, nuk ishte shume e zgjuar dalja me makina, aty ku mund të kishte pasur më shumë njerëz”
SI elementë karakterizues të kësaj fushate, Dervishi evidenton disa. “Mendoj se është fushata që ka shfaqur fenomenin e cenimit të votës dhe shitblerjes. Java e fundit ka qenë më e dobëta e fushatës, jo vetëm për ngjarjet e ndodhura por edhe për performancën e liderëve, që treguan se i kishin thënë të gjitha. Por një mesazh sot mungoi dhe ishte ai ndaj të pavendosurve, ashtu si mungesa e programeve, mungesa e debatit, mungesa e mediave skanuese ndaj kandidateve, dhe roli i presidentit në fushatë”.
Pikërisht mungesa e debatit e bën atë të flasë për një “një strategji e qartë për mos t’i patur, ndërkohë që demokracia është pikërisht debat, por që mbetet një fjalë e huaj, një fjalë turpi ashtu si dhe fjalët bashkëpunim dhe kompromis”.