Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dervishi: Po mbyllet një vit “terrori”, duket sikur Rusia s’ka sulmuar Ukrainën, por Shqipërinë

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2022, 20:51 | Politikë
Dervishi: Po mbyllet një vit “terrori”, duket sikur Rusia

Lutfi Dervishi i bëri një përmbledhje vitit që po mbyllet për zhvillimet politike, po jo vetëm, në Shqipëri. Ai u shpreh se për qeverinë ka qenë e vështirë pasi vinin nga pandemia dhe më pas lufta në Ukrainë.

Megjithatë, ai theksoi më tej se për qytetarët ka qenë një vit terrori, duke përmendur këtu deklaratat dhe paralajmërimet e forta të Ramës, për krizë energjetike.

“Ka qenë një vit i vështirë për qeverinë, pas pandemisë, luftës, ka qenë një vit fatal në kuptimin e sigurisë digjitale, historia e hakerave iranian.

PS është në vitin e dhjetë dhe ende nuk ka bilance të punëve të kryera. Thonë, po punojmë këtu, po punojmë aty, ka nisur kjo e ka nisur ajo. Pas 10 vjetësh nuk kanë vepra të përfunduara. Projekti i rinisë urbane, që ka anët e veta pozitive, por një vepër të madhe të përfunduar nuk e kanë.

Më tragjike dhe që PS-së i ka kushtuar, duke pasur vëmendjen në këto projektet e shtrenjta infrastrukturore, ka mohuar njerëzit. Janë 12 mijë shqiptarë që kanë ikur në La Mansh. Mesatarisht, sipas shifrave zyrtare, një mijë shqiptarë kërkojnë azil në vendet e BE. Kjo do të thotë se 70 persona ikin çdo ditë nga ky vend. Për arsyet e ikjes nuk është bërë kurrë një debat i vërtetë se pse po ikin njerëzit. Ka qenë një vit i vështirë, çmimet janë rritur. Ka qenë edhe një vit terrori, kjo në nivelin e propagandës. Duket sikur Rusia nuk ka sulmuar Ukrainën, por Shqipërinë. Kjo historia e Rusisë ka arritur në përmasa të frikshme. “Do të kalojmë dimrin më të vështirë që nga 1944”. “Fasha 800”. Presioni ndaj njerëzve ka qenë i tmerrshëm edhe pse ne nuk kemi lidhje as më gazin as me infrastrukturën ruse të energjisë”, u shpreh Dervishi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë