Dëshmia e vëllait zbuloi motivin e pengmarrjes së Jan Prengës – A2

Dëshmia e vëllait zbuloi motivin e pengmarrjes së Jan Prengës

Dëshmia e vëllait të Jan Prengës, i cili u mor peng në 17 janar në Kamëz, ka qenë thelbësore në zbardhjen e motivit të krimit. Sipas dosjes së prokurorisë, e siguruar nga A2, Anton Prenga, vëllai i të rrëmbyerit dhe zhdukurit, i ka thënë hetuesve se rrëmbimi i vëllait kishte ardhur si rezultat i vjedhjes së 260 kg kokainë në Angli.